12:05 / E Diele, 02 Qershor 2019 / indeksADMonline

Trofeu niset drejt Liverpoolit, sot zhvillohet parada festive në qytet

Pas triumfit në Ligën e Kampionëve, skuadra e Liverpoolit është nisur në mëngjes drejt Anglisë.

Sot në rrugët e Liverpoolit do të ketë festë. Klubi ka njoftuar se nga ora 17:00 do të organizohet parada festive në qytet.

Ajo do transmetohet drejtpërdrejt në faqen zyrtare të klubit në Facebook, Tëitter, në kanalin e YouTube si dhe në LFCTV, shkruan Indeksonline.

Liverpooli fitoi në finale kundër Tottenhamit të shtunën, me golat e Mohamed Salah dhe Divock Origi. /Indeksonline/