75 Mall Live Search
17:55 / E Premte, 12 Qershor 2020 / indeksADMonline

Troja “ndezin” atmosferën në tubimin e Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje po shënon 15 vjetorin e themelimit.

Kjo po shënohet me një tubim madhështor në sheshin “Skënderbeu”, ku përveç pjesëmarrës së qindra-mijëra, i pranishëm është edhe lideri i VV-së, Albin Kurtin dhe ish-ministrat e kabinetit të tij.

Në këtë tubim ka performuanr grupi i njohur i muzikës rok, Troja.

 “Kom menduar që du me  e lënë muzikën, menduam që u bë mirë por po duket që duhet me zgjat me muzikë, miqtë e mi dhe unë  nuk jemi këtu me ju këndu juve, por me këndu bashkë me juve, ju ftojmë me na u bashkëngjit ndoshta na dëgjojnë këta nëpër zyre”, u shpreh para pjesëmarrësve këngëtari i grupit, Bujar Berisha.

Troja performuan hitet më të njohura të grupit, teksa Albin Kurti dhe bashkë me ish-ministrat e VV-së u ngritën në këmbë dhe duartrokitën performancën e tyre./Indeksonline/