Trondit Sharon Stone: “Unë dhe motra ime jemi abuzuar nga gjyshi”

Aktorja hollivudiane, Sharon Stone ka zbuluar se ajo dhe motra e saj Kelly ishin abuzuar seksualisht nga gjyshi i tyre kur ishin të vogla, sipas The Indipendent.
Në librin e saj autobiografik ‘Bukuria e të jetuarit dy herë’, aktorja tregon përvojën e saj, duke përshkruar se si ajo dhe motra e saj ishin mbyllur në një dhomë me gjyshin e tyre nga nëna, Clarence Lawson.
“Unë e urreja atë dhe kënaqësia e çuditshme që ndjeva kur ai më në fund vdiq më goditi si një ton akulli.”- shkruan Stone.
“Unë pashë Kellyn dhe ajo e kuptoi, ajo ishte 11 dhe gjithçka kishte mbaruar.”
Lawson vdiq kur Stone ishte 14 vjeç.

