Tronditen fansat e Adele nga çmimi i biletave për koncertet e fundit
Las Vegas është ndalesa e fundit muzikore e këngëtares britanike Adele, e cila do të shkojë në një pushim të gjatë pas performancës së saj në nëntor të këtij viti.
Unë dua një pushim të gjatë pas gjithë kësaj dhe mendoj se dua të bëj gjëra të tjera. E dini, unë nuk këndoj fare në shtëpi. Sa e çuditshme është kjo, tha Adele për ZDF-në gjermane para dhjetë shfaqjeve të shitura në Mynih, transmeton Indeksonline.
Por mesa duket Adele ka vendosur t’i paguajë mirë lotët e fansave. Shumëkush u trondit nga çmimet e biletave për koncertet e fundit të këngëtares para pauzës së paralajmëruar muzikore.
Në faqen e Seat Geek, vendet e para në skenë kërkojnë më shumë se 5,000 dollarë, ndërsa ato më të largëta nga skena do të duhet vetëm të paguajnë midis 3,500 dhe 4,800 dollarë.
Disa rishitës po ofrojnë bileta me çmime të larta, duke rishitur nga 13,000 dollarë deri në 70,000 dollarë për vendet para skenës. Shumë u habitën nga çmimet e biletave dhe shprehën pakënaqësinë e tyre në rrjetet sociale.
“Biletat në Mynih ishin falas në krahasim me këto çmime”, “Nëse e lejon këtë si artist, atëherë humbas çdo respekt për ty”, “Kjo është arsyeja pse shumë amerikanë kanë ardhur në koncerte në Gjermani”, kanë shkruar fansat në Instagram.
Por Adele ndoshta është duke përgatitur furnizime financiare pasi vendosi të fillojë një karrierë të re, pikërisht aktrimin.
Adele ka më shumë se një vit që ndjek klasa intensive aktrimi me një trajner të mirë të Hollivudit. Kur angazhohet për diçka, jep 100 për qind nga vetja – ka thënë burimi për “Daily Mail”-in./Indeksonline/