00:40 / E Premte, 23 Gusht 2019 / indeksADMonline

Tronditen mjekët, nxjerrin nga stomaku i gruaje 1.898 gurë tëmthi

Doktorët në Tajlandë janë tronditur kur gjetën 1.898 gurë tëmthi në stomakun e një gruaje.

60-vjeçarja e paidentifikuar kishte kapsllëk dhe dhimbje stomaku. Dhe kur mjekët bënë skanerin gjetën qindra gurë tëmthi në stomakun e saj

Doktorët nuk qenë të sigurt sesa gurë tëmthi ishin derisa i nxorën nga stomaku i gruas.

Pas operacionit 40-minutësh, ata i numëruan dhe pretenduan se hoqën 1.898 gurë tëmthi, të gjitha me madhësi të ndryshme.

Por kjo nuk është një shifër rekord.

Në 1987, kirurgët në Sussex hoqën 23.530 gurë tëmthi nga stomaku i një gruaje 85-vjeçare.