Tronditen pushuesit, një tërmet prej 5.3 ballësh godet ishullin grek, Rodos
Një tërmet i fuqishëm prej 5.3 ballësh ka rënë sot ishullin grek, Rodos. qendra sizmike e Mesdheut ”Euro” raportoi se tërmeti ra pak para orës 12.30 UTC këtë pasdite.
Është vlerësuar se 300,000 njerëz ishin brenda zonës që i ndienë efektet e tërmetit nga EMSC. Disa njerëz treguan në Twitter se e kishin ndierë lëvizjen, ndërsa një person thoshte se ‘hoteli i tij vetëm u trondit ’. Duncan H ka postuar në Twitter: ‘A e kanë ndierë zyrtarisht tërmetin tim të parë të vërtetë në hotelin ‘ Atrium Prestige”. në Rodos. Me sa duket një tërmet prej 5.3 ballësh tronditi për 30 sekonda, transmeton Indeksonilne.

Ndërsa Matthew Dearden tha: ‘Në Rodos dhe i gjithë hoteli u trondit’. Një tërmet prej 5.3 ballësh mund të shkaktojë dëme në ndërtesa dhe struktura. Tërmetet maten në shkallën Richter, e cila shkon nga një në tetë, me tetë janë më seriozët dhe më të rrezikshmit. /Indeksonline/
