TRONDITËSE në Gjermani: Murgeshat dërgonin fëmijët e jetimores për tu përdhunuar nga priftërinjtë

Një dëshmi tronditëse është zbuluar në Gjermani. Murgeshat kanë bërë rolin e tutoreve, duke marrë fëmijët për qëllime prostitucioni, duke i dërguar te priftërinjtë dhe politikanët.
Dëshmitarët e ngjarjes së rëndë kanë treguar se fëmijët e shtëpive të jetimoreve, janë përdhunuar me mijëra herë që në moshë të vogël, sipas “Der Spiegel”
“Murgeshat dërgonin fëmijë të vegjël te priftërinjtë, politikanët dhe biznesmenët, të cilët i përdhunonin ata nëpër festa seksi”,- thotë në dëshminë e tij njëri prej viktimave.
Viktima, tashmë 63-vjeç zbuloi se si murgeshat në këmbim të parave, e dërgonin ato që të abuzohej seksualisht nga priftërinj dhe politikanë që në moshën 5-vjeçare. Ai tha se është përdhunuar mbi 1000 herë gjatë viteve ’60 dhe ’70.
Ky skandal u zbulua për herë të parë në vitin 200, ku edhe u mbyll shtëpia e fëmijës në Speyer të Gjermanisë. 60 vite nga skandali, dëshmitarët kanë zgjedhur të tregojnë sesi kanë rënë pre e murgeshave asohohe.