75 Mall Live Search
19:03 / E Mërkurë, 30 Nëntor 2022 / LB

Tronditëse/ Policia konfirmon vrasjen e gruas në QKUK, viktima është një 35-vjeçare

Policia e Kosovës është deklaruar për vrasjen e rëndë që ka ndodhur para pak minutash në QKUK.

Në një përgjigje për Indeksonline, nga Policia e Kosovës kanë thënë se e vdekur është gjetur një femër e moshësh 35 vjeçare.

Më poshtë deklarata e plotë e Policisë për Indeksonline:

Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, femër, rreth 35 vjeç.

Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje.

Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e  shtetit ka nisur një hetim  dhe  po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim  sqarimin e plotë të ngjarjes.