Tronditëse, trupi i një adoleshenteje gjendet në makinën e këngëtarit

Publiku u trondit nga lajmi që u zbulua trupi i Celeste Rivas në një makinë Tesla në pronësi të këngëtarit D4vda.
Rasti u bë edhe më i ndërlikuar kur u zbulua se vajza kishte qenë e zhdukur për më shumë se një vit dhe detajet që kanë dalë në dritë e lidhin këngëtarin me viktimën, transmeton Indeksonline.
Celeste, me origjinë nga Kalifornia, u pa për herë të fundit në prill të vitit 2024 në Liqenin Elsinore. Nëna e saj konfirmoi se Celeste ishte vetëm 13 vjeçe në kohën kur u zhduk.
Duke folur për mediat pasi trupi u identifikua, ajo zbuloi gjithashtu se vajza e saj kishte një të dashur me emrin David në atë kohë.

Një detaj veçanërisht intrigues është tatuazhi me mbishkrimin “Shhh…” në gishtin tregues të djathtë të vajzës. Konkretisht, këngëtari D4vd ka një tatuazh identik në të njëjtin gisht, gjë që ngre pyetje të shumta rreth lidhjes së tyre.
Trupi i vajzës u gjet në fillim të shtatorit të këtij viti në bagazhin e përparmë të një “Tesla”W-s të parkuar në një vendparkim në Hollywood.
Makina përfundoi atje pasi ishte braktisur për ditë të tëra në një rrugë banimi në Hollywood Hills. Policia kontrolloi automjetin pasi mori një raport për një erë të keqe që vinte nga vendparkimi.
Sipas raportit të policisë, trupi ishte copëtuar, i vendosur në një qese. Autoritetet fillimisht nuk e bënë të ditur identitetin e saj, duke deklaruar vetëm se ajo ishte femër, afërsisht 155 cm e gjatë, me peshë afërsisht 32 kg, me flokë të valëzuar dhe tatuazh.
Është konfirmuar se “Tesla” është e regjistruar nën emrin e vërtetë të D4vd – David Anthony Burke. Burime nga policia deklarojnë se këngëtari pretendoi se nuk kishte idenë se çfarë kishte ndodhur dhe se po bashkëpunon plotësisht me drejtësinë./Indeksonline/