75 Mall Live Search
11:13 / E Mërkurë, 17 Prill 2019 / indeksADMonline

Tronditëse:Babai u vra nga djali i tij duke luajtur një lojë

Malcolm Callender, pësoi plagë të rënda kur koka e tij goditi betonin pas një goditje që mori nga djali i tij adoleshent në një lojë lufte.

Ai u certifikua i vdekur nga mjekët  pasi arriti në spital në departamentin e viktimave.

Detektivët fillimisht e hetuan vdekjen e tij  si një vrasje, por më vonë thanë se rasti u hodh poshtë pas hetimeve të hershme.

Ngjarja ka ndodhur afër një klubi të natës në qendër të Reading,Berkshire të premten mbrëma . Policia konfirmoi se e arrestuan një 18 vjeçar për dyshim vrasjeje.

Malcolm Callender ishte një ish-ushtar që ka shërbyer në Ushtrinë Britanike në Afganistan.

Njerëzit qe ishin prezent gjatë ngjarjes  gjithashtu u morën në pyetje nga policia, dhe treguan se viktima ishte babai i adoleshentit të arrestuar.

Familja e të ndjerit vazhdon të marrrë mbështetje nga oficerë të trajnuar posaçërisht dhe kanë kërkuar që privatësia ë tyre të respektohet në këtë kohë të vështirë.

Ndërkohë hetimi i policisë për këtë incident ende po vazhdon. /Indeksonline/