75 Mall Live Search
08:52 / E Enjte, 03 Nëntor 2022 / B O

Tronditet Anglia, ylli i saj me shumë gjasë ka humbur Botërorin

Gareth Southgate e ka marrë edhe një lajm tronditës kur kanë mbetur pak ditë para fillimit të Botërorit.

Ben Chilwell ka pësuar lëndim në fundin e ndeshjes ndaj Dinamo Zagrebit dhe rrezikon seriozisht të humbas Botërorin.

Mbrojtësi i Chelseat pritet t’i nënshtrohet skanimeve të reja sot, por lëndimi fillestar duket tejet serioz.

Chilwell para disa muajsh ishte kthyer në fushë pas një lëndimi tjetër të rëndë që e kishte lënë jashtë fushave për 6 muaj.

Shqetësuese ishte pamjet që tregojnë se anglezi u desht të lë fushën me paterica./Indeksonline/