15:19 / E Premte, 27 Tetor 2023 / A. M.

Tronditet Arsenali, dy yje lëndohen për disa javë

Arsenali ka marrë lajme të hidhura nga stafi mjekësor. Arteta ka njoftuar se Gabriel Jesus dhe Partey do të mungojnë disa javë.

“Për Gabriel Jesus, skanimet tregojnë se ka lëndim muskulor dhe ne mund ta humbasim përsëri për disa javë – nuk mund të parashikohet se sa kohë.

Thomas Partey ka një lëndim muskulor të martën dhe ne presim që ai të jetë jashtë për disa javë” ka thënë Arteta./Indeksonline/