75 Mall Live Search
17:00 / E Enjte, 18 Shtator 2025 / Gj Sh

Tronditet Bayerni, pritet të jetë gjatë pa një tjetër yll të skuadrës

Bayern Munich ka marr një goditje të madhe.

Mbrojtësi kroat, Josip Stanisic do të jetë jashtë fushave për një kohë ende të pacaktuar, shkruan IndeksOnline.

25-vjeçari pësoi një lëndim në ndeshjen e mbrëmshme të Champions League, ndaj Chelseas, ku Bayern shënoi fitore me rezultat 3-1.

”FC Bayern do të jetë pa Josip Stanišić për një të ardhme të parashikueshme. Mbrojtësi pësoi një këputje të pjesshme të ligamentit medial në gjurin e djathtë gjatë fitores hapëse të Ligës së Kampionëve të mërkurën kundër Chelseat (3-1). Diagnoza u konfirmua gjatë një ekzaminimi të kryer nga njësia mjekësore e FC Bayern.”, thuhet në njoftimin e klubit./IndeksOnline/