Tronditet Boateng, pasi i vdiq ish e dashura, rikthehet në shtëpi

Bayerni i Mynihut do të luaj finale e Kupës së Botës për klube kundër Tigres pa qendër mbrojtësin Jerome Boateng.
Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Bayernit, Hansi Flick, transmeton Indeksonline.
Kjo pas ngjarjes tragjike që i ndodhi me ish të dashurën e tij Kasia Lenhardt, e cila u gjetë e vdekur në apartamentin e saj vetëm një javë pasi çifti u nda.
“Ky lajm na ka shokuar. Jerome erdhi te unë dhe më kërkoi që ta liroja. Pas testit për Covid-19 ai do të kthehet në shtëpi” deklaroi Flick.
