08:05 / E Hënë, 21 Shtator 2020 / C E

Tronditet bota e futbollit, gjashtë futbollist humbin jetën pas aksidentit të autobusit

Bota e futbollit është tronditur së fundmi, nga një lajm i ardhur nga Gana. 

Skuadra e të rinjve të Ganës, ishin duke udhëtuar së bashku në një autobus, i cili ka pësuar aksident dhe la rezultuar fatal.

Autobusi pas aksidentit të pësuar, ka rënë në një lumë, nga ku kanë ndërruar jetë 6 lojtarë të rinj dhe rreth 30 të tjerë janë të plagosur rëndë.

Lajmi është konfirmuar nga Federarata e Ganës, ku bëhet i ditur aksidenti dhe 6 lojtarë të rinj që kanë mdërruar jetë.

Një lajm i trishtë ky për të gjithë botën e sportit, pasi janë ndarë nga jeta gjashtë lojtarë të rinj, me bilancin që rrezikon të rritet, pasi edhe të plagosurit kanë marrë dëmtime të shumta.