75 Mall Live Search
13:44 / E Diele, 12 Prill 2020 / indeksADMonline

Tronditet bota e sportit, vritet në shtëpinë e tij futbollisti 20-vjeçar

Një lajm tronditës për gjithëbotën e sportit vjen nga Ekuadori, ku është vrarë një futbollist brenda në shtëpinë e tij.

Futbollisti 20-vjeçar, Edwin Espinoza, i cili aktivizohej me skuadrën ekuadoriane Guayaquil, është vrarë me armë në shtëpinë e tij, nga persona ende të paidentifikuar.

espinoza-knsg-1024x512abc

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur lojtari si shumë të tjerë ishte i izoluar në shtëpi për shkak të përhapjes së Kornavirusit.Lajmi tronditës është komunikuar nga vetë klubi i lojtarit, teksa policia është në kontakte me familjen Espinoza, për të marrë informacionet e nevojshme në mënyrë që të bëjnë të mundur arrestimin e personit që vrau lojtarin në fjalë.