75 Mall Live Search
10:54 / E Mërkurë, 23 Mars 2022 / B O

Tronditet bota e tenisit, numri një i botës pensionohet në moshën 25 vjeçare!

Bota e tenisit është zgjuar me një lajm tronditës që askush nuk e priste dhe se besonte. Ashleigh Barty , numri një në botë, njoftoi tërheqjen e saj nga sporti aktiv në moshën 25 vjeçare.

Lajmin e ka dhënë me një video ku njofton edhe arsyet e pensionimit të hershëm të saj, shkruan Indeksonline.

Tenistja australiane, fituesja e fundit e Australian Open dhe dy turne të tjerë Grand Slam ( Wimbledon në 2021 dhe Roland Garros në 2019 ), siguroi në mesazhin e saj të lamtumirës se nuk ka asgjë sekrete për këtë vendim.

“Jam shumë e lumtur dhe e vetdijshme për këtë vendim. Në zemrën time vlerësoj se është koha dhe gjëja e duhur që po bëj. Nuk kam më forcën fizike, dëshirën emocionale apo gjithçka që nevojitet për të vazhduar të sfidosh veten në nivelin më të lartë. Jam e rraskapitu. Wimbledon vitin e kaluar më ndryshoi shumë, fitorja ishte ëndrra ime e vërtetë dhe më pas. ndryshoi perspektivën time . Lumturia ime nuk varej më nga rezultatet. Tani dua të ndjek ëndrra të tjera. Ëndrra e mija janë ndryshe, disa nga to janë të jenë afër familjes time” ka thënë Barty në mesazhin lamtumirës./Indeksonline/