Tronditet Bulqiza, të shtëna me armë zjarri drejt një biznesi

Bulqiza është tronditur pasditen e sotme, nga të shtëna armësh.
Disa të shtëna me armë zjarri kanë alarmuar qytatarët dhe blutë e këtij qyteti.
Mësohet se është qëlluar me armë drejt një biznesmeni në qytetin verilindor, për motive ende të paqarta.
Të shtënat me armë zjarri në drejtim të një biznesmeni në Bulqizë janë rregjistruar rreth orës 18:00 të pasdites së sotme.
Nga të shtënat fatmirësisht nuk ka pasur persona të plagosur. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes.
Mësohet se pas sinjalizimit dhe ndërhyrjes së policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja.