75 Mall Live Search
12:46 / E Premte, 08 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Tronditet futbolli brazilian, 10 të vdekur në kampin stërvitorë të Flamengos

Një zjarr i madh ka marrë jetën e dhjetë njerëzve në qendrën e trajnimit të Flamengos, në zonën perëndimore të Rio de Janeiros.

Ndërkohë tre të tjerë u lënduan nga zjarri, të cilët raportohet të jenë në gjendje të rëndë duke u dërguar në spitalin komunal “Lourenco Jorge”, transmeton IndeksOnline.

Sipas nënkolonelit Douglas Henaut, të shërbimit të zjarrit, zjarri shpërtheu në vendin ku lojtarët akomodohen për gjumë.

Përveç kësaj, Douglas nuk mundi ende të konfirmojë shkakun e zjarrit, por tha se të vrarët kishin gjasa se ishin në gjumë kur filloi flaka.

“Ka një mundësi që viktimat të ishin në gjumë për shkak të vendndodhjes dhe kohës së ngjarjes. Ata nuk mund të kenë pasur kohë të largohen. “

Në një intervistë me Sportv, një punëtor në një kompleks apartamentesh pranë tha se dëgjoi një shpërthim rreth orës 5:10 të kohës lokale, pasuar nga një ndërprerje e energjisë.

Sipas informacionit të mëtejshëm të dhënë nga departamenti i zjarrfikësve, situata tani është nën kontroll. /IndeksOnline/