23:51 / E Hënë, 02 Tetor 2023 / AR

‘Tronditet’ Hollywoodi, çifti i aktorëve në divorc pas 3 vitesh martesë

Pas 3 vitesh martesë, aktorët Jodie Turner-Smith dhe Joshua Jackson po shkojnë drejt divorcit.  Ata u martuan në vitin 2019 dhe janë prindër të një vajze. Sot, aktorja e “Queen & Slim”, 37, dorëzoi dokumentet e divorcit në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit.

Turner-Smith përmendi dallmiet e papajtueshme si shkak të ndarjes dhe kërkon kujdestarinë e përbashkët të vajzës së tyre 3-vjeçare, Janie.

Marrëdhënia e tyre tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Turner-Smith ishte një fanse e Jackson që në rolin e tij në ‘Dawson’s Creek’, prej nga nisën të takoheshin.