Tronditet Juventusi: Blaise Matuidi del pozitiv me koronavirus

Futbollisti i Juventusit, Blaise Matudi ka dalë pozitiv me koronavirus pas testeve që i ka kryer gjatë ditës së sotme.
Mesfushori është infektuar me virusin që e ka përfshirë me të madhe Italinë në javët e fundit, shkruan Indeksonline.
32 vjeçari nuk është futbollisti i vetëm i infektuar te Juventusi.
Më parë pozitiv ka rezultuar edhe Rugani.
Skuadra e Juventusit është mbyllur në karantinë që pas daljes së analizave të mbrojtësit në javën e kaluar. /IndeksOnline/