21:41 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / indeksADMonline

Tronditet Maqedonia: Zjarri djeg të gjallë tre fëmijë

Nga një zjarr që shpërtheu në qytetin e Velesit në Maqedoni pasditen e sotme, rreth orës 17:00, humbën jetën tre të mitur.

Zjarri shpërtheu në një shtëpi të improvizuar në familje, siç pohojnë komshinjtë, me probleme të mëdha sociale, trasmeton TV24.

Për momentin nuk dihen shkaqet e zjarrit, ekipet e zjarrfikësve të qytetit të Velesit ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Policia ndërkohë po heton rastin për zbardhjen e plotë të tij.