Tronditet Maroku: Shëmben dy ndërtesa, humbin jetën të paktën 19 persona
Të paktën 19 persona kanë humbur jetën pasi janë shembur dy ndërtesa.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Fez, në Marok.
16 persona të tjerë janë plagosur.
Ekipet e shpëtimit dhe ato të emergjencës kanë vijuar menjëherë kërkimet, për të shpëtuar njerëzit që mund të jenë bllokuar nën rrënoja.
Në të dyja ndërtesat banonin tetë familje.
Autoritetet lokale shqetësohen se numri i viktimave mund të rritet në orët në vijim.
☄️ Nineteen people were killed and 16 injured after two buildings collapsed in #Morocco.
— News.Az (@news_az) December 10, 2025
The collapse occurred overnight in the city of Fez, local authorities reported. Search and rescue operations are currently underway. According to preliminary reports, 19 people, four of them… pic.twitter.com/CnQS8PvXRx

