Tronditet PSG-ja, Mbappe në dyshim të madh për sfiden ndaj Real Madridit!

Njeriu që vendosi ndeshjen e parë ndaj Real Madridit, Kylian Mbappe është në dyshim të madh për ndeshjen e të mërkurës. Ylli francez ka marrë një lëndim serioz në stërvitjen e sotme.
“Mbappé ka marrë një goditje të rëndë mëngjesin e sotëm në stërvitje. Ai po i nënshtrohet testeve për të kuptuar seriozitetin e këtij dëmtimi ”, raporton Le Parisien.
Mësohet se Mbappe ka ndjerë dhimbje të madhe pas një goditje të marrë dhe është detyruar të lë stërvitjen.
Mungesa eventuale e tij ndaj Real Madridit do të ishte shpresë më shumë për skuadrën e Ancelottit./Indeksonline/