75 Mall Live Search
21:39 / E Martë, 22 Tetor 2024 / MSH

Tronditet Real Madridi, pëson edhe golin e dytë

Katër minuta – dy gola!

Borussia Dortmund ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Real Madridit.

Ndeshja e vlefshme për Ligë të Kampionëve po zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, shkruan IndeksOnline.

Golashenuesi i parë, Malen, asistoi për Jamie Gittens, i cili shënoi për 0:2 në minutën e 34-të.

Paraprakisht, me një asist të lehtë të Serhou Guirassyt, Donyell Malen shënoi për verdhezinjtë në minutën e 30-të.

Rezultati aktual: Real Madrid 0 : 2 Borussia Dortmund./IndeksOnline/