Tronditet Real Madridi, plot yje dalin pozitiv me Covid-19

Virusi e ka goditur edhe Real Madridin. Në njoftimin e skuadrës mbretërore bëhet e ditur se Courtois, Valverde, Camavinga dhe Vinicius Jr janë pozitiv në testet e tyre.
Lajm i mirë për madrilenët është se të gjithë futbollistët ishin në pushime dhe nuk kanë qenë në skuadër për të shpërndarë virusin.
Nesër në mëngjes, të gjithë lojtarët do t’i nënshtrohen një testi të ri PCR për të shmangur një shpërthim të ri.
Katër lojtarët do t’i mungojnë Realit në ndeshjen hapëse të vitit 2022 ndaj Getafes dhe me shumë gjasa mund të humbasin edhe ndeshjen e kupës ndaj Alcoyanos./Indeksonline/