Tronditet Reali, Vinicius pëson lëndim të ri te Brazili

Pas lëndimit të Camavingas, Real Madridi ka marr edhe një lajm tjetër shqetësues nga grumbullimet e lojtarëve në kombëtare. Vinicius ka pësuar lëndim në ndeshjen që Brazili e humbi nga Urugai.

Pas vetëm 27 minutave lojë, Vinicius u detyrua të lë fushën për shkak të lëndimit. Mjekët menjëherë i vendisën një copë akulli në kofshën e majtë. Shkalla e lëndimit të Vinicius nuk dihet ende.
“Mendoj se është njësoj si herën e fundit. Aty mora një goditje dhe më dhimbte pak më vonë. Nesër do të bëjmë analizat për të parë se si do të reagoi” ka thënë ylli brazilian pas ndeshjes./Indeksonline/