23:47 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

“Tronditet Serbia, Dua jonë në Brit Awards me fustan me simbole të flamurit të Kosovës”

Sot në Londër është mbajtur eventi prestigjioz i muzikës Brit Awards.

Kjo ngjarje e cila çdo vit nderon dhe u ndanë çmime me theks të veçantë artistëve britanikë, edhe erdhi edhe kësaj radhe mjaftë përmbajtësor.

Në këtë festival e nominuar në katër kategori ishte edhe Dua Lipa, e cila arriti ta rrëmbei çmimin për “Këngën më të mirë të vitit” me atë “One Kiss” në bashkëpunim me Calvin Harris, përcjellë Indeksonline.

Kur u ngjit ylli kosovar për ta marrë këtë trofe, ajo pati veshur një fustan të shkurtë blu, i cili kishte si detaje disa yje, ku edhe ngjante në flamurin e Kosovës.

Këtë paraqitje të Dua-s e ka komentuar edhe aktori kosovar, Fatmir Spahiu.

Ai ka shkruar: Tronditet Serbia, Dua jonë në Brit Awards me fustan me simbole të flamurit të Kosovës.

Ndryshe edhe Rita Ora ishte e nominuar në dy kategori, por që nuk ia doli ta merr ndonjë çmim./Indeksonline/