75 Mall Live Search
22:33 / E Hënë, 17 Gusht 2020 / indeksADMonline

Tronditet Shkodra, vritet 22 vjeçari

Pak momente pas ngjarjes së rëndë që tronditi Shkodrën mbrëmjen e sotme, është njoftuar se 22-vjeçari i qëlluar ka ndërruar jetë. 

Gledis Kraja vdiq në spital pasi nuk mundi t’i bënte ballë plagëve të marra. 

Ai u qëllua mbrëmjen e sotme në Shkodër nga persona ende të paidentifikuar. 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Qafëhardhi”, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve. 

Njoftimi i policisë

Rreth orës 21:55, në lagjen Daniel Matlija, pranë një marketi, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri armë zjarri, shtetasi G.K, 23 vjec banues në lagjen Perash, Shkodër, i cili sapo ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, dhe grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Forcat e Policisë të DVP Shkodër dhe të FNSh kanë rrethuar zonën dhe vijon kontrolli për kapjen e autorit.