11:04 / E Enjte, 22 Korrik 2021 / OSH

Tronditet Spanja, futbollistët e Real Madridit dhe Barcelonës pësojnë lëndime të rënda në Lojërat Olimpike

Spanja po e luan ndeshjen e parë në Lojërat Olimpike përballë Egjiptit. Fillimi i kampanjës për spanjollët ka qenë tejet i pafat.

Dy yjet e saj, Ceballos dhe Mingueza kanë pësuar lëndime që në pjesën e parë duke u detyruar të braktisin fushën.

Mingueza pëzoi lëndim muskular duke i lënë vendin Vallejos pas 20 minutash lojë.

Në fundin e pjesës së parë, Ceballos pësoi lëndim të rëndë dhe në vendin e tij u inkuadrua Moncayola./Indeksonline/