22:11 / E Premte, 21 Maj 2021 / OSH

Tronditet Vlora, vrasje me kallashnikov në “zemër” të qytetit

Një persona ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri që u regjistruan mbrëmjen e kësaj të premteje në Vlorë.

Viktima, i cili nuk është identifikuar ende është qëlluar me breshëri plumbash. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Pavarësia’ të qytetit bregdetar.

Në zonën ku ka ndodhur ngjarja janë gjetur gëzhoja kallashnikovi.