75 Mall Live Search
22:39 / E Martë, 09 Prill 2024 / MSH

Trossard “hakmerret” për Arsenalin

Arsenali ka barazuar rezultatin në sfidën ndaj Bayern Munich-ut.

Ndeshja që po luhet në “Emirates Stadium”, aktualisht është me rezultat 2:2, raporton Indeksonline.

Ka qenë Trossard ai që ka tundur rrjeten e Neuer në minutën e ’76-të, pas një asisti të bukur nga Gabriel Jesus.

Ndeshja e sotme po luhet në kuadër të çerekfinales së Champions League teksa gjithçka do të vendoset javën e ardhshme në “Allianz Arena”./Indeksonline/