21:43 / E Mërkurë, 27 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Trotuaret bllokohen nga veturat në “Rrugën B”

Në shumë rrugë të kryeqytetit është bërë e vështirë kalimi i këmbësorëve nëpër trotuare.

Trotuaret janë mbushur me vetura gjë që ua pamundëson lëvizjen e lirë këmbësorëve.

Lexuesit e Indeksonline vazhdojnë të na dërgojnë pamje të bllokimit të trotuareve nga veturat.

Një rast i tillë është paraqitur edhe sonte në “Rrugën B”, ku sipas lexuesve për disa minuta kjo rrugë ka qenë në këtë gjendje./Indeksonline/