75 Mall Live Search
09:01 / E Hënë, 02 Mars 2020 / indeksADMonline

Trotuari i bllokuar nga veturat, te Parku i Qytetit, në Prishtinë

Prishtina vazhdon të jetë një nga qytetet me kaosin më të madh jo vetëm urbanistik, por edhe në trafikun rrugor.

Ani pse tiketat për ata që thyejnë rregullat e komunikacionit s’mungojnë, prapë se prapë qytetarët vazhdojnë t’i parkojnë veturat e tyre në vendet e palejuara, shkruan Indeksonline.

Në një fotografi, mund të shihni se si veturat janë parkuar në trotuar, i cili u dedikohet këmbësorëve, tek Parku i Qytetit.

Derisa për shkak të këtij veprimi, qytetarët detyrohen të ecin në rrugë kryesore, çka se u rrezikohet edhe jeta./Indeksonline