Trotuari në Prishtinë, që u “masakrua” 5 muaj pasi u shtrua

Ani pse 20 vite pas luftës, Prishtina, kryeqendra e Kosovës, vazhdon të ballafaqohet me probleme të shumta.
Kaos në trafik, e urbanistik, janë këto me të cilat shquhet kryeqyteti ynë.
Disa lagje, edhe ato më të frekuentuarat, ende vuajnë nga punimet që bëhen çdo ditë në rrugë, e disa të tjera kanë mbetur të harruara, shkruan Indeksonline.
Pavarësisht kësaj, duket se këto punime që bëhen në infrastrukturë nuk “jetojnë” gjatë.
Njësoj ka ndodhur edhe me këtë trotuar, i cili u shtrua më 5 qershor të këtij viti, e pas pesë muajsh, është në gjendje të tmerrshme.
Kujtojmë që shpesh është folur edhe për cilësine e punimeve që bëhen ne infrastrukturë./Indeksonline

