Trotuari i rregulluar, shoferët e bllokojnë prapë me parkim veturash
Ka pak ditë që është rregulluar trotuari në rrugën “Sali Nivica”, në Prishtinë.
Edhe pse trotuari është rregulluar për t’u shërbyer këmbësorëve, një gjë e tillë nuk po arrihet.
E gjithë kjo pasi veturat po uzurpojnë këtë pjesë të trotuarit, duke shkaktuar pamundësi për të kaluar këmbësorët.

Problem për të kaluar në këtë anë pati edhe një nënë me fëmijën në karrocë./Indeksonline/