10:30 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Trudeau kërkon falje që u maskua si person me ngjyrë, më 2001

Një foto e kryeministrit kanadez e bërë në vitin 2001 ka ngjallur shumë reagime dhe debate në Kanada dhe jo vetëm.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau  ishte maskuar si një person me ngjyrë në një mbrëmje festive të shkollës.

Në fotot tregohet fytyra dhe dora e kryeministrit të cilat janë të zeza. Pas publikimit të kësaj fotografie kryeministri i Kanadasë ka kërkuar falje duke thënë se duhej të ishte menduar më mirë përpara se ta kishte bërë atë veprim.

Kujtojmë që Justin Trudeau rikandidon për postin e kryeministrit në zgjedhjet e përgjithshme në Kanada që do të mbahen më 21 tetor. Z. Trudeau, i cili është djali i ish-kryeministrit të ndjerë Pierre Trudeau, ishte student në akademinë elitare.