75 Mall Live Search
11:46 / E Enjte, 28 Shtator 2023 / MSH

Trudeau “turpërohet” nga deputetët që nderuan në parlament ish-ushtarin nazist

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka kërkuar falje në emër të Kanadës, pasi në një seancë të parlamentit, deputetët nderuan një ish-luftëtar nazist nga Ukraina.

“Ky është një gabim që e turpëron parlamentin në Kanadë” deklaroi Trudeau në kërkimfaljen e tij.

Kryekuvendari Anthony Rota, që ishte edhe ftues i ish-ushtarit Yaroslav Hunka, dha dorëheqje të martën.

Trudeau i kërkoi falje edhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili ishtë prezent në parlamentin kanadez, raporton BBC, transmeton Indeksonline.

Hunka, që kishte shërbyer në ushtrinë naziste në Luftën e Dytë Botërore, u nderua si “hero i Kanadës dhe Ukrainës” .