75 Mall Live Search
09:05 / E Shtunë, 25 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Trukimet? Drejtori i Llapit: Dezinformata, francezëve dhe serbëve u pengon zhvillimi sportit në Kosovë!

Raportimet e mediave franceze se klubi i Llapit është përfshirë në trukime të ndeshjeve, kanë nxitur reagime të shumta, së fundi ka reaguar edhe drejtori ekzekutiv i Llapit, Bejtush Batatina.

Ai të gjitha këto lajme i ka quajtur dezinformata, të cilat janë sajuar nga Serbia dhe Franca, shtete këto që sipas tij janë miqë dhe u pengon zhvillimi i sportit të Kosovës dhe klubi i Llapit e Zahir Pajaziti.

Më tutje, Batatina, ka thënë se përkundër këtyre intrigave Llapi do të jetë në Evropë edhe pa Francën edhe pa Serbinë.

Postimi i plotë:

Të nderuar Qytetar në Llap dhe Gollak, po sa e morra lajmin e desinformates, un Bejtush Batatina drejtori Ekzekutiv i Llapit, jau bëj me dije dhe ju njoftoj se të gjitha këto janë desinformata të sajuara.

Dhe atyre Miqasive  Serbi dhe Francë të cilat dy shtetet i pengon çdo zhvillim  i sportit në Republikën e Kosovës, si dhe vet emri KF Llapi / Zahir Pajaziti.

Por ne si Familie Batatina ju premtojmë se pa marr parasysh intrigat dhe Veprimet e shumicës, Llapi do të jetë në Europ edhe pa Francen dhe pa Serbin. Ndoshta dikënd në Francë do ta pengoj dhe Perfekta Bern, dhe ndoshta dikujt do ti bije ndërmend dhe do të thotë se pasuria Milionëshe e Perfektes është Fituar me TRUKIME!! Por un punoj dhe jetoj qe 30 Vite në Bern dhe punoj për Institucionet më të larta të shtetit, por me ndershmëri dhe Respekt, dhe me krenari jam në çdo pjesë të Bernit. Por ne Francesët i kuptojmë se kanë dëshirë ti thërrasësh Zotëri por tash është e kundërta, ata do më thërrasin mua Zotëri dhe do të trokasin kur të hyn në zyrën time, dhe un do jua jap lejen ti them po ose jo.

Me respekt Drejtori i Llapit

Bejtush Batatina

Perfekta Bern /IndeksOnline/