09:17 / E Mërkurë, 06 Mars 2024 / G T

“Trullosi” mbrojtjen kundërshtare, ky ishte goli i Anis Mehmetit mbrëmë në Championship

Skuadra e Ipswich Town shënoi një fitore të madhe mbrëmë në javën e 36-të në Championship pasi mposhti 3:2 Bristol Cityn.

Golin e parë në këtë takim e shënoi mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Anis Mehmeti, shkruan Indeksonline

Mehmeti realizoi një gol tejet të bukur në minutën e 54’të duke kaluar mrekullisht mbrojtjen kundërshtare, por skuadra e tij u mposht në fund.

23-vjeçari gjatë këtij sezoni në Championship ka zhvilluar 28 ndeshje, ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asist me fanellën e Bristol Cityt./Indeksonline/