Trump: Afati 60-ditor për marrëveshjen me Iranin nuk është i prerë
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se afati 60-ditor për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Iranin nuk është i detyrueshëm.
Duke folur për gazetarët pasi mbërriti në Paris, Trump tha se nuk e sheh këtë si një afat strikt.
“Jo, nuk është. Mund të zgjasë më shumë,” u shpreh ai, raporton BBC.
Memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-së dhe Iranit aktualisht parashikon që palët të synojnë arritjen e një marrëveshjeje brenda 60 ditësh.
Trump gjithashtu komentoi çështjen e raketave balistike, duke thënë se do të ishte “pak e padrejtë” nëse vendet e tjera kanë armë të tilla, ndërsa Irani jo.
“Një raketë balistike nuk është e njëjtë me çështjen për të cilën po flasim kur flasim për armët bërthamore. Por nëse Arabia Saudite dhe Katari dhe të tjerë kanë, atëherë në raport të drejtë, mendoj se është në rregull,” tha ai.
I pyetur për praninë ushtarake amerikane në Gjirin Persik pas marrëveshjes, Trump u përgjigj shkurt, “Për një kohë të shkurtër.”

