07:52 / E Premte, 06 Tetor 2017 / indeksADMonline

“Trump, afër shkatërrimit të marrëveshjes 1 trilion dollarë”

Zyrtarët meksikanë paralajmëruan të enjten se propozimet e SHBA-së në negociatat e NAFTA-së do të rezultonin me proteksionizëm dhe çmime më të larta në vend të tregtisë së lirë.

Negociatorët nga Kanadaja, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara do të fillojnë një raund të katërt bisedimesh për të folur për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA) në Uashington javën e ardhshme, transmeton AktivPress

Ministri i Ekonomisë i Meksikës, Ildefonso Guajardo akuzoi Trump se po kërkon një “luftë proteksioniste” që do të shkatërronte traktatin që ka ndihmuar në zgjerimin e tregtisë vjetore në 1 trilion dollarë midis tre vendeve.

Poashtu edhe senatori Ricardo Urzua, tha se propozimet e tilla do të dëmtonin konsumatorët që nën marrëveshjen e NAFTA-së, paguanin më pak./AktivPress