75 Mall Live Search
18:11 / E Martë, 31 Mars 2026 / B XH

Trump akuza Francës: Refuzoi hapësirën ajrore për avionët ushtarakë amerikanë drejt Izraelit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Francën se ka refuzuar t’i lejojë avionët ushtarakë amerikanë që transportonin furnizime për Izraelin të kalonin nëpër hapësirën e saj ajrore.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump u shpreh se Franca ka qenë “shumë jo bashkëpunuese”, duke e lidhur këtë qëndrim me atë që ai e përshkroi si eliminimin e një figure të lartë iraniane.

Ndërkohë, sipas një raportimi të agjencisë Reuters, që citon burime të paidentifikuara, refuzimi ka ndodhur gjatë fundjavës dhe përbën herën e parë që Franca ndërmerr një veprim të tillë që nga nisja e konfliktit me Iranin.