75 Mall Live Search
12:33 / E Diele, 09 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Trump anulon aksesin në informacionet sekrete, për Antony Blinken dhe Jake Sullivan

Presidenti Donald Trump ka hequr lejet e sigurisë për Antony Blinken, ish-sekretarin e shtetit dhe Jake Sullivan, ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare sipas deklaratës  së Shtëpisë së Bardhë të shtunën.

Lëvizja erdhi një ditë pasi presidenti amerikan tha se kishte hequr lejen e sigurisë për paraardhësin e tij Joe Biden, duke i ndaluar aksesin e tij në informimet e përditshme të inteligjencës.

Trump urdhëroi  dhe ndërprerjen e  lejes së sigurisë për zëvendësprokuroren e përgjithshme të Biden, Lisa Monaco e cila ndihmoi në koordinimin e përgjigjes së Departamentit të Drejtësisë ndaj sulmeve të 6 janarit 2021 nga mbështetësit e Trump në Kapitolin e SHBA.

Ata deklaruan se Trump hoqi gjithashtu lejet e Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James dhe Prokurorit të Qarkut të Manhattan, Alvin Bragg të cilët të dy drejtuan çështje kundër tij.

Në vitin 2021, Biden revokoi lejen e sigurisë për Trump i cili në atë kohë ishte ish-president.