09:09 / E Mërkurë, 30 Shtator 2020 / indeksADMonline

Trumpi e Biden fyejnë dhe i bërtasin njëri-tjetrit gjatë debatit, “mbylle gojën…!”

Donald Trumpi dhe Joe Bideni i kanë bërtitur njëri-tjetrit si dhe janë fyer derisa moderatori Chris Wallace, kishte humbur kontrollin gjatë debatit të parë në garën për president, duke u kërkuar të qetësohen. Debati u zhvillua në Cleveland të Ohios.

Debati kaotik dhe plot nervoz shpejt u shndërrua në ofendime personale, duke mos kursyer fjalë të rënda nga më të ndryshmet, transmeton Telegrafi.

“A do ta mbyllësh gojën!”, i thotë Bideni kundërkandidatit pas 20 minutave debat, duke e ndërprerë derisa fliste Trumpi për Gjykatën e Lartë.

E pas 15 minutave debat për pandeminë e COVID-19, ai i tha Trumpit: “A mund ta mbyllësh gojën për një minutë”.

Sikur kjo të mos mjaftonte filloi edhe seria e akuzave të Trumpit në drejtim të Bidenit, duke theksuar se i biri i tij Hunter në të kaluarën ka përdorur kokainë dhe se është shkarkuar nga marina amerikane.