75 Mall Live Search
12:30 / E Enjte, 15 Tetor 2020 / indeksADMonline

Trumpi dhe Bideni s’mbajnë debat, dalin ndaras në televizion për publikun

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kandidati për president nga demokratët, Joe Biden, do të jenë në televizionet amerikane për shkak të mosmbajtjes së debatit presidencial të dytë të tyre, i cili ishte anuluar pasi Trumpi nuk mori pjesë në një debat virtual të tyre, transmeton Klan Kosova.

Paraqitjet e Trumpit dhe Bidenit do të mbahen këtë të enjte nga ora 20:00, me orën lokale të Kosovës i bie në ora 02:00 pas mesnate, Trumpi do jetë në kanalin televiziv NBC, kurse Bideni në kanalin ABC.

Atyre, votuesit do t’u dërgojnë pyetje direkte, ku ata do të kenë mundësinë t’u përgjigjen.

Presidenti i SHBA-së u largua nga debati kur mori vesh se ai do të mbahej virtualisht nga frika e koronavirusit, shkruan Reutersi.