Trump dhe senatori Corker mesazhe fyese në Twitter
Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe senatori republikan, Bob Corker, kanë shkëmbyer mesazhe fyese në Twitter.
Derisa, Trump e ka fajësuar ish-presidentin amerikan, Barack Obama, për marrëveshjen me Iranin, Corker është shprehur se Trump po e drejton vendin drejt një “Lufte të tretë botërore”.
“Senatori Bob Corker më është ‘lutur’ që ta mbështes të rikandidoj në shtetin e Tenesi”, Trump i kishte thënë jo, dhe Corker kishte hequr dorë nga gara, ka shkruar Trump në Twitter.
Tutje, presidenti Trump ka shtuar duke thënë se “ Bob Corker është përgjegjës për marrëveshjen me Iranin…”
Ndërsa senatori Corker është përgjigjur po ashtu në twitter duke shkruar se “Është turp që Shtëpia e Bardhë është bërë një qerdhe për të rritur”.
Që kur kishte shpallur pensionimin e tij nga Senati, Croker është përballur me kritika nga presidenti, Donald Trump./rel