Trump do “godasë” Turqinë dhe Indinë këtë herë, ja për çfarë bëhet fjalë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke planifikuar që t`i japin fund tregtisë preferenciale me Indinë, skemë kjo e cila lejon që disa produkte nga India të hyjnë në ShBA pa taksë.
Presidenti Donald Trump, tha se India nuk ka arritur të bind ShBA-në se do të siguronte qasje të arsyeshme në tregjet e saj, transmeton Indeksonline.
Ndërsa për Indinë, kjo masë e ShBA-së thuhet se do të ketë një “ndikim minimal ekonomik”.
Përveç me Indinë, SHBA do t`i japë fund statusit të tregtisë preferenciale edhe me Turqinë.
Kjo është përpjekja e fundit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të kundërshtuar atë që e sheh si praktika të pa drejta tregtare./Indeksonline.