07:48 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Trump do ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit

Presidenti i SHBA, Donald Trump do ta njohë Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, thanë zyrtarët e lartë të administratës.

Por zyrtarët thanë se Trump nuk do të zhvendosë menjëherë në ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem.

Lajmi është bërë publik përpara një fjalimi që do të mbajë Trump  të mërkurën.

Udhëheqësit arabë  kanë kundërshtuar lëvizjen e ambasadës së SHBA-ve në Jeruzalem, duke thënë se ky do të ishte “një provokim flagrant ndaj myslimanëve”, transmeton  KosovaPress.

Statusi i Jerusalemit – vendi i shenjtë për izraelitët dhe palestinezët  vazhdon të jetë i diskututeshëm.

Izraeli e ka cilësuar gjithmonë Jerusalemin si kryeqytetin e tij, ndërsa palestinezët e pretendojnë Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e një shteti të ardhshëm palestinez.

Duke e njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, SHBA-ja bëhet vendi i parë që e bën këtë që nga themelimi i shtetit në vitin 1948.