75 Mall Live Search
09:13 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2024 / A. M.

Trump do të emërojë magnatin Steven Witkoff si përfaqësues special të SHBA-së për Lindje të Mesme

Donald Trump, i cili u zgjodh president i 47-të i SHBA-së tha se do të emërojë magnatin e pasurive të paluajtshme, Steven Witkoff si përfaqësues special të SHBA-së për Lindje të Mesme, transmeton Anadolu.

Trump Selects Real Estate Investor Steven Witkoff as Middle East Envoy -  Newsweek

Në deklaratën e tij me shkrim, Trump deklaroi se Witkoff e bëri çdo projekt dhe shoqëri në të cilën ai përfshihej më të fortë dhe më të begattë.

Duke e përshkruar Witkoff-in si një “udhëheqës të respektuar”, Trump tha se do ta emërojë atë si përfaqësues special për Lindje të Mesme.

“Steve do të jetë një zë i fortë për paqen dhe do të na bëjë të gjithëve krenarë”, theksoi Trump.

I njohur si një nga miqtë e ngushtë të familjes së Donald Trumpit, Witkoff njihet si një “magnat i pasurive të patundshme”.

Sipas lajmeve në mediat amerikane, Witkoff ishte me Trumpin gjatë “atentatit” kundër tij, teksa ai ishte duke luajtur golf në Florida, më 15 shtator.